fbpx

Sapo filloi, u ndërpre prishja e anijes në lumin Vardar pasi pronari kishte parqitur ankesë

Nuk do të hiqet anija në lumin Vardar afër hotelit “Holiday Inn” në qendrën më të rreptë të Shkupit. Disa ditë pasi ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” me ndihmën e policisë filluan heqjen e inventarit në anije, aksioni u ndalua. Nga kabineti i kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thonë se pronari paraqiti ankesë dhe është sjellë masë e përkohshme për ndërprerje të punës përderisa gjykata i është përgjigjur ankesës, transmeton Portalb.mk

Qyteti i Shkupit filloi heqjen e anijes më 5 prill ndërsa në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë para kësaj date, kryetari i Komunës Petre Shilegov tha se ishin plotësuar të gjitha kushtet që anija të largohej nga shtrati i lumit.

“Pronari nuk ka paguar qira për disa muaj, me çka krijoi mundësi që të zgjidhet kjo kontratë. Ankesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Apelit, të gjitha kërkesat ligjore u plotësuan. Demontimin do ta kryej NP “Rrugë dhe rrugica”, ndërsa më pas fatura do t’i dërgohet pronarit. Qyteti nuk do të ketë ndonjë implikim financiar”, tha Shilegov në konferencën për shtyp rreth prishjes së anijes.

Pronari i anijes “Fati”, i cili është shtetas bullgar, konsideron se në mënyrë të paligjshme po shkatërrohet objekti në lumin Vardar. Në emër të tij, kur filloi rrënimi, menaxheri i ndërmarrjes “Service AD” Zharko Milenkovski tha se ata nuk kanë asnjë borxh ndaj Qytetit.

“Pajisjet urbane po prishen pa vendim gjykate. Ne, gjatë kohës së pandemisë i dërguam letër Qytetit, por nuk morëm asnjë përgjigje. Tani të gjitha qiratë janë paguar. Ky është investim prej 1.2 milion euro i një shtetasi bullgar, nuk është mesazh i mirë që iu dërgohet investitorëve të huaj”, tha Milenkovski.

Lokacioni për anijen “Fati” së pari u ble në tenderin publik në Qytetin e Shkupit nga kompania “Fallanga DOOEL” e cila mori edhe lokacionin te MEPSO. Pastaj pronar u bë kompania “Intek Mak” , dhe në fund anijen e mori “Service AD“. Afati i shfrytëzimit ishte 10 vjet nga fillimi i punës, dhe qiraja mujore 64.999 denarë.

Anijet në Vardar janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Gjatë njërit prej ndryshimeve të shumta në Planin Urbanistik të Detajuar (PDU) Unaza e vogël, kur Kryetar i Komunës së Qendrës ishte Vlladimir Todoroviq, në shtratin e lumit ushtuan shenjat për 6 platforma, 4 në anën e djathtë dhe dy në anën e majtë të Vardarit. Në ankandin publik në Qytetin e Shkupit në shkurt 2012, iu shitën vetëm dy lokacione kompanisë “Fallanga” te ndërtesa e MEPSO dhe te hoteli “Holiday Inn”. Në dhjetor të atij viti, një tjetër lokacion iu shit firmës “Vodenica” në mes të dy urave të këmbësorëve. Lokacionet e tjera për platforma më vonë u bënë në varka, askush nuk donte t’i blinte dhe ato nuk u shitën.

Në studimin për zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet i përgatitur nga UNDP së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza thotë se anijet e kanë zvogëluar nivelin e rrjedhës së lumit për një të tretën dhe se në Vardar nuk duhet të ndërtohen argjinatura, pengesa dhe objekte tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button