Kosova pjesë e listës së regjistrimit në Netflix

Platforma video streaming Netflix tashmë ka vendosur ta njohë Kosovën duke ju dhënë mundësi shqiptarëve përdorues të regjistrohen nga Kosova, shkruan Pcworld.al.

Shtimi i Kosovës në listën e vendeve ku përdoruesit mund të regjistrohen erdhi pas një peticioni online që u nënshkrua nga 37 mijë shqiptarë. Ata i bënin kërkesë që Kosova të vendoset në listën e Netflix.

Në peticion theksohet se Kosova është një shtet i pavarur dhe me institucionet e veta ndërsa Netflix si kompani amerikane duhet ta njohë Kosovën duke qenë se SHBA-të janë një prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë.

Deri dje kur shqiptarët e Kosovës hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre automatikisht njihej si pjesë e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button