fbpx

Administrata Biden plane për ndalimin e cigareve me mentol

Administrata e Presidentit Biden pritet të propozojë këtë javë ndalimin e cigareve me mentol, një hap që mbështetet nga grupet e të drejtave civile, të cilat thonë se afrikano-amerikanët janë dëmtuar për shkak të shënjestrimit agresiv të tyre nga ana e industrisë së këtij produkti, njoftoi gazeta Washington Post të mërkurën.

Administrata do të përpiqet të ndalojë përdorimin e mentolit dhe aromave të tjera në cigaret që prodhohen në sasi të mëdha, njoftoi gazeta, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të administratës që folën në kushte anonimiteti, transmeton VoA.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) përballet të enjten me një afat gjykate, për t’iu përgjigjur një peticioni qytetar të vitit 2013 për ndalimin e mentolit. Vitin e kaluar, grupe të shëndetit publik hapën një proces gjyqësor në një gjykatë federale të Kalifornisë Veriore, për të kërkuar që FDA t’i përgjigjej peticionit.

Sipas gazetës Washington Post, mund të duhen vite para se një ndalim i tillë të hynte në fuqi, por ky hap pritet të vlerësohet nga grupet kundër duhanpirjes. Përdorimi i duhanit mbetet një burim kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme në vend, veçanërisht për personat me ngjyrë.

FDA nuk pranoi të komentonte mbi raportimin e gazetës.

Nuk shtrohet çështja nëse mentoli në cigare është i dëmshëm, sepse provat janë të shumta dhe të vazhdueshme,” i tha gazetës Washington Post Joelle Lester, drejtoreshë e programeve për kontrollin e duhanit në Fakultetin Juridik “Mitchell Hamline” të Minesotës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button