Edhe të rinj me Kovid-19 përfundojnë në respirator, më i riu që vdiq ishte 23 vjeç, tha Filipçe

Edhe pacientë e rinj me kovid-19 përfundojnë në aparat për frymëmarrje, më pak se dhjetë përqind e numrit të përgjithshëm të pacientëve me kovid-19 në vend, të cilët kanë qenë të vendosur në ventilim invaziv ia kanë dalë, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe për donacionin e aparateve për frymëmarrjes për ventilim invaziv dhe joinvaziv nga Mbretëria e Norvegjisë, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Është metodë joinvazive, e cila përdoret si metoda e fundit për të shpëtuar jetë, por në një numër të madh të rasteve, për fat të keq, përqindja e pacientëve që ia kanë dalë është i vogël, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë. Për momentin, në aparate për frymëmarrje në Klinikat e kirurgjisë janë vendosur tetë pacientë, nuk kam informacion për Spitalin e përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’, sepse drejtori nuk arriti në takimin e mëngjesit, po pres informacion gjatë ditës. Pacienti më i ri i cili tani është në aparat për frymëmarrje është 40 vjeç, kurse pacienti më i ri nga të gjithë që u vendosën në ventilim mekanik dhe fatkeqësisht vdiq ishte 23 vjeç”, tha Filipçe.

Lidhur me donacionin norvegjez, bëhet fjalë për 100 respiratorë për ventilim invaziv dhe joinvaziv, që mund të përdoren edhe në kushte spitalore, si dhe gjatë transportimit të pacientëve. Ministri shtoi se ato nuk janë vetëm aparate frymëmarrëse për pacientët me kovid, por që ato përdoren gjerësisht dhe do të shpërndahen në të gjithë vendin.

Atasheu ushtarak norvegjez, Nënkolonel Egil Daltveit, tha se donacioni ishte me vlerë 600,000 euro dhe se ata donin të ndihmonin aleatin e tyre të NATO-s për të shpëtuar sa më shumë që mundet jetë.

“Vitin e kaluar, kur pandemia goditi Norvegjinë, ne nuk e dinim nëse kishim mjaftueshëm respiratorë nëse situata dilte jashtë kontrollit. Në një kohë të shkurtër, shkencëtarët nga Instituti Norvegjez i Kërkimit të Mbrojtjes e dizajnuan këtë aparat për frymëmarrje që mund të funksionojë pa shumë teknologji të lartë të zakonshme. Mund të funksionojë pa oksigjen nën presion dhe është relativisht i thjeshtë për t’u përdorur. Së bashku me dy kompani industriale, njëra mjekësore dhe tjetra e specializuar në hidraulikë, ata prodhuan me shpejtësi mbi 1.000 aparate për frymëmarrje. Për fat të mirë, Norvegjia kaloi kohën më të mirë në Evropë gjatë krizës, dhe ne po ua dhurojmë, sepse kemi tepricë dhe ju u duhen më shumë,” tha nënkoloneli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button