fbpx

Komuna e Tetovës nuk e mbajti fjalën për rikonstruimin e rrugës “116”, arsyetimet vazhdimisht ndryshojnë

Punët për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë nuk kanë filluar ashtu siç u premtua nga Komuna e Tetovës, për me datë 24 prill. Qytetarët e lagjes për Portalb.mk u shprehën se atë ditë dikush nga komuna thjeshtë ka vizizuar lagjen, por nuk është ndërmarrë diçka në drejtim të rikonstruimit të rrugës, shkruan Portalb.mk.

Gazetari i Portalb.mk ishte sot në rrugën “116” për të konfirmuar fillimin ose jo të punëve për rikonstruimin e kësaj lagje, përveç që nuk kishte mjete punuese, banorët na thanë se dikush nga komuna të shtunën i ka vizituar, por nuk ka ndonjë shenjë për fillimin e punëve për rikonstruim.

“Po, të shtunën erdhën nga komuna dikush edhe u larguan menjëherë. Jo, asnjë mjet pune nuk kemi parë deri tani në këtë lagje, na është premtuar disa herë, nuk ju besojmë më” tha një ndër banorët e kësaj lagje.

Kështu dukej sot kjo lagje:

This slideshow requires JavaScript.

Një ndër të shumtat herë që është premtuar fillimi i punëve për rikonstruimin e lagjes “116” në Tetovë ishte edhe një javë më herët, atëherë nga Komuna e Tetovës na siguruan se punët do të fillonin me datë 24 prill (e shtunë).

“Po, punët për rikonstruimin e rrugës “116” në Tetovë do të fillojnë të shtunën” tha Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës me datë 22 prill, 2021.

Disa herë ka “ndryshuar” plani i Komunës së Tetovës për këtë rrugë

Në nëntor të vitit të kaluar, nga Komuna e Tetovës u shprehën se plani i tyre për rrugën “116” është që të fillojnë punët për asfaltimin dhe rikonstruimin të fillojnë në mars të këtij viti.

“Në mars planifikohet të fillojnë punimet, tash është duke u realizuar programi i infrastrukturës” deklaruan nga Komuna e Tetovës më datë 24 nëntor.

Sot që flasim, jemi në fund të muajit prill ndërsa punët ende nuk kanë filluar, autoritetet komunale arsyetimet vazhdimisht i kanë të ndryshme.

Çfarë thotë kontrata prej 40 mijë eurove?

Sipas kontratës në fjalë, të publikuar në sistemin për furnizime publike, bartësi i furnizimit publik që në këtë rast është kompania e lartpërmendur, është i detyruar që lëndën e kontratës, që është rikonstruimi i rrugës, ta realizojë në afat prej 60 ditëve nga dita e vënies së punëve, por nuk përcaktohet afat kohor për fillimin e punëve. 

Nëse puna fillon të martën, afat i fundit i kryerjes së punëve në terren do të ishte 24 qershori.

Ndërkaq, shuma e saj është 2,5 milionë denarë apo 40.633 euro.

Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.
Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Be-Grupa.

Rruga 116 në Tetovë, e harruar nga viti 1991

Hera e fundit kur është shtruar me asfalt rruga “116” në Tetovë ka qenë para pavarësisë së Maqedonisë (1991), ajo aktualisht është në gjendje të tmerrshme.

Kjo rrugë është e mbushur përplot me gropa, asfalt të dëmtuar të cilat pamundësojnë kalimin e disa veturave të banorëve të kësaj lagje. Faktin se kjo rrugë është e lënë pas dore, e vërtetojnë edhe mbeturinat të cilat gjenden në secilin cep të kësaj lagje.

Banorët e kësaj lagje disa here me radhë kanë kërkuar nga institucionet kompetente që ta rregullojnë të njëjtën, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë përfillur. Në nëntor të vitit të kaluar, banorët e kësaj lagje formuluan një kërkesë në të cilën nënshkrues ishin mbi 200 banorë të lagjes, me anë të së cilës kërkuan nga Komuna e Tetovës rikonstruimin e rrugës në mënyrë urgjente.

Megjithatë, përgjigjen nga Komuna e Tetovës këta banorë e morën disa javë më herët, pra me 1 vit vonesë nga ku edhe ua kishin dërguar kontratën e komunës me kompaninë për rikonstruimin e kësaj lagje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button