Smartfonët Samsung kanë marrë përditësimin e pazakontë

Disa smartfonë Samsung Galaxy kanë marrë përditësimin e sigurisë së muajit Mars. Qëllimi kryesor i këtij përditësimi është padyshim siguria e telefonit, shkruan Pcworld.al.

Por sipas SamMobile, përditësimi përmirëson cilësinë e kamerës dhe disa funksione Quick Share. Samsung nuk ka hyrë në detaje por në shënimet e përditësimit thuhet se performanca e kamerës është rritur.

Aktualisht vetëm dy smartfonë kanë marrë përditësimin, Galaxy S21 Ultra dhe Galaxy Z Flip 5G. Presim që së shpejti lista e pajisjeve që marrin këtë përditësim të zgjerohet.

Jo çdo përditësim mujor sjell opsione të reja, por vazhdimisht ka përmirësime dhe rritje e performancës. Së fundit smartfonët flagship janë ata që marrin përditësimet e sigurisë të parët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button