Pendarovski në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së: Është e domosdoshme që Unioni ta dinamizojë rolin e tij në procesin e integrimeve

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës në Bruksel, sot realizoi takime me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrel dhe me kryetarin e PE-së, David Sasoli. Në takimin me Borrelin, Pendarovski theksoi se në periudhën e fundit Maqedonia e Veriut ka treguar pjekur politike dhe fokus maksimal në realizimin e perspektivës së saj evropiane, transmeton Portalb.mk.

Duke theksuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut është në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të gjithë rajonit, Pendarovski tha se është e domosdoshme që Bashkimi Evropian në mënyrë shtesë ta dinamizojë rolin e saj, që do të reflektojë në mënyrë pozitive ndaj proceseve të përgjithshëm politike, agjendës reformuese si dhe në përgjithësi, ndaj optimizmit në shoqërinë e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për gjendjet në Union dhe te ne, në lidhje me ballafaqimin me Covid-19 si dhe në procesin e imunizimit. Në atë kontekst, presidenti Pendarovski përshëndeti solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe duke e falënderuar për mbështetjen e përgjithshme dhe ndihmën në ballafaqimin me pandeminë, ka shprehur pritshmërinë se deri në fund të gushtit, do të arrijnë edhe vaksinat të cilat Maqedonia e Veriut duhet t’i marrë përmes mekanizmit në kuadër të mekanizmave në kuadër të Unionit”, thuhet në kumtesën e BE-së.

Stevo Pendarovski, David Sasoli

Në takim me presidentin e PE-së, Sasoli, u shkëmbyen mendime dhe informata për përparimin e Maqedonisë së Veriut në fushat kyçe reformuese në kontekst të procesit eurointegrues, si dhe për sfidat aktuale të pandemisë.

Dy bashkëbiseduesit e theksuan komunikimin e rëndësishëm të vazhdueshëm të institucioneve tona me Parlamentin Evropian, me çka vendosen baza të fuqishme për përparim të rëndësishëm në Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim, si dhe procesin e integrimit dhe qasjes në Bashkimin Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button