RMV, policia arrestoi 37 vjeçarin nga Shqipëria, i cili fillimisht tentoi të ik nga policia

Policia e Maqedonisë së Veriut në orës e paradites ka arrestuar 37 vjeçarin nga Shqipëria, në automjetin e të cilit janë gjetur 21 imigrantë, transmeton Portalb.mk.

“Rreth orës 10:30 në autostradën A1, punonjësit policore nga SPB Shkup e kanë ndalur kombin, me tabela të Shkupit, e drejtuar nga 37 vjeçari A.B. nga Republika e Shqipërisë. Shoferi tentoi të ikë, por menjëherë është arrestuar”, sqarojnë nga Policia, duke paralajmëruar edhe padi përkatëse ndaj tij.

Raportohet që në automjetin e tij janë gjetur 21 imigrantë nga Pakistani dhe India.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button