VMRO DPMNE lëshoi seancën për interpelancën ndaj ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski

VMRO DPMNE është vonuar me dorëzimin e listës së deputetëve që do të flasin për interpelancën e ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Në vend se dje në orën 11, listën e kanë dorëzuar në orën 14. Kjo sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi është në kundërshtim me rregulloren, e cila parasheh që listat të dorëzohen 24 orë para mbajtjes së seancës, e cila filloi sot në orën 11, transmeton Portalb.mk.

“Grupi parlamentar nuk do të jetë këtu që të jetë paravan për sjelljen tuaj. Kolegët do t’ju mbrojnë Spasovski, por nuk do të kenë mundësi të dëgjoni çfarë mendojnë qytetarët”, tha Mecevski dhe lëshoi sallën me deputetët e tjerë.

Ndaj kësaj është përgjigjur Xhaferi, i cili tha se vet janë fajtor që nuk kanë dorëzuar listë të deputetëve në kohën kur e parasheh Rregullorja.

“Fajtor jeni vet që nuk keni dorëzuar listë sipas nenit të cituar. Vet jeni fajtor për dy interpelancat që kërkuat të tërhiqen nga rendi i ditës. Unë me kënaqësi do ta pres interpelancën tuaj për përfundimin e funksionit tim, kryetar Kuvendi. Unë nuk punojë sipas dëshirës së partive politike, por e zbatojë Rregullore”, tha Xhaferi.

Interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është dorëzuar nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Si propozues janë nënshkruar Ziadin Sela, Afrim Gashi, Skender Rexhepi, Elmi Aziri, Syrija Rashidi, Halil Snopçe, Ilire Dauti, Safije Sadiki Shahini, Atnan Neziri, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Hysni Ismaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button