Dygolësh i Griezmann, Barcelona përmbys Villarealin dhe barazohet me pikë me Realin

Barcelona fiton 1-2 në fushën e Getafës dhe barazon në kuotën e 71 pikëve Reali e Madridit, që ruan vendin e dytë vetëm falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte ndaj “blaugranave”, raporton SS. Gjithsesi, skuadra e Ronald Koemanit sikurse Atletico, që kryeson me 73 pikë, ka një ndeshje më shumë se “Los Blancos” për të zhvilluar.

Vendimtar në përcaktuesin e kampionit pritet të jetë rezultati i përplasjes direkte Atletico-Barcelona. Gjithsesi, me renditjen aktuale Messi me shokë nuk varen nga rezultatet që do të kenë rivalët. Nëse arrijnë t’I fitojnë gjashtë sfidat e mbetura, rikthehen kampionë të Spanjës.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Estadio de la Ceramica”, të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht zhbllokoi takimin Chukwueze në të 26-tën, por vetëm dy minuta më vonë barazoi Griezmann, i cili e tundi për herë të dytë rrjetën në minutën e 35-të.

Gjatë pjesës së dytë Barcelona administroi epërsinë e fraksionit hapës, duke e pasur më të lehtë pas minutës së 65-të, moment kur Manuel Trigueros ndërhyri në mënyrë brutale ndaj Lionel Messit, duke e detyruar kryesorin t’I tregonte kartonin e kuq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button