fbpx

RMV, deri më 12 maj mund të aplikohet për subvencionimin e ideve të gjelbra në vlerë deri 10 mijë dollarë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë deri më 12 maj në konkursin ku do të përzgjedhen tri idetë më të mira të gjelbra në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ide të gjelbërta është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Greqi”, raportojnë organizatorët ARNO, të cilët kanë bashkëpunuar edhe me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Dhjetë të përzgjedhurit do të thirren në qershor për të prezantuar idetë e tyre, ndërsa tre garuesit më të mirë do të vazhdojnë garën në nivel rajonal.

“Çdo vit, tre përfaqësues nga secili prej  këtyre vendeve, konkurrojnë në garën rajonale. Katër nga këta përfaqësues,  do të shpallen fitues dhe do të marrin një mbështetje nga 10.000 ose 5.000 dollarë,  për të realizuar idenë në shtetin e tyre”, sqarojnë organizatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button