Studentët e Edukimit do të zëvendësojnë mësimdhënëset shtatzëna

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka arritur marrëveshje me Fakultetin e Edukimit, që studentët e këtij fakulteti të zëvendësojnë mësimdhënëset shtatzëna, raporton REL. Ky njoftim vjen pasi Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave kundër COVID-19, i ka liruar nga procesi mësimor (me prezencë fizike) mësimdhënëset shtatzëna.

“Fakulteti i Edukimit ka shprehur gatishmëri që në këto pozita të caktojë studentë të nivelit master dhe studentë të vitit të katërt (absolventë). Në bazë të të dhënave që i kanë ofruar komunat, numri i mësimdhënësve shtatzëna aktualisht është rreth 400”, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Arsimit.

Ministria e Arsimit thotë se koha e angazhimit, studentëve do t’u njihet si praktikë profesionale dhe njëkohësisht puna e tyre do të realizohet në koordinim dhe mbështetje të plotë me mësimdhënësen (shtatzënë), që eventualisht do të lirohet nga prezenca fizike në shkollë.

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe universitar Kosovë, që nga muaji shtator i vitit të kaluar, është duke vazhduar me pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button