fbpx

Zaev paralajmëroi mbështetje financiare deri 30 mijë denarë për sektorin hotelerik, të cilët nesër do të protestojnë para Qeverisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot përsëri ka paralajmëruar mbështetje financiare deri 30.750 denarë për sektorin hoteleri, të cilët nesër prej orës 14:30 do të reagojnë para objektit të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Mbështetje financiare prej 30 750 denarë për muzikantët, anëtarë të shoqatave të muzikantëve, si dhe për udhëzuesit turistik të licencuar, të cilët gjatë vitit 2020 kishin rrogë mesatare prej 15 mijë denarë”, paralajmëroi Zoran Zaev, si masë në kuadër të pakos së gjashtë ekonomike.

Ai sqaroi që agjencitë turistike të kategorizuar do të mbështeten me 1.4 milionë euro, ashtu që agjencitë me licencë A do të marrin 5 mijë euro, ndërsa ato me 2 mijë euro. Në këtë sektor do të shpërndahen edhe 50 mijë teste PCR për turistët e huaj që do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut.

Oda hoteletike-turistike ka paralajmëruar që nesër prej orës 14:30 do të reagojnë para objektit të Qeverisë për shkak mosplotësimit të kërkesave të tyre për mbështetje financiare.

Masat e Qeverisës për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia, nuk i ka përmbushur kërkesat e gastronomëve, të cilët vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre, duke paraqitur edhe kërkesa si subvencionimi i pakthyeshëm i bizneseve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button