RMV, nesër do të mbarojë afati i mësimdhënësve me dhjetë vjet përvojë pune që të aplikojnë për recensent të librave

Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut mund të aplikojnë vetëm edhe nesër në konkursin për recensent të disa librave që do të përdoren në shkolla fillore dhe të mesme në vend, ku në aplikim duhet të saktësojë se për cilën lëndë është i interesuar, transmeton Portalb.mk.

“Recensentët e paraqitur duhet të plotësojnë kërkesat: të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore  për të cilën është menduar libri shkollor dhe të jenë mësimdhënës nga shkolla fillore ose e mesme të përshtatshme për lëndën për të cilën është menduar libri shkollor”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke sqaruar që recensentët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie.

Disa nga librat e nevojshme janë: biologjia, matematika, gjeometria, informatika, kimia dhe libra nga drejtime të ndryshme, duke përfshirë edhe librat e gjuhës shqipe (lëndë zgjedhore) për klasat e shtata, teta dhe nënta për nxënësit që nuk janë shqiptarë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve  është deri më 26 Prill 2021. Aplikimet jo të plota nuk do të merren parasysh”, sqarojnë nga ministria, duke sqaruar se Aplikimi i plotësuar duhet të dorëzohet në objektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button