Sot përmbyllet java e futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë u testuan lojtarët me PCR-test para ndeshjes

Ndeshjet e XXIX-të në Ligën e parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut u veçua me testimin e futbollistëve para zhvillimit të ndeshjeve, sikurse ndodhi edhe në në Ligën e Dytë, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për gara në kuadër të FFM-së njofton klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë, pas vendimit të Qeverisë, 30 skuadra nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë – Perëndim dhe Lindje (në përjashtim të KF Kadino – e lirë në xhiron e 24-t), së bashku me personat zyrtarë të ndeshjeve para zhvillimit të xhiros së 29-të në Ligën e Parë dhe xhiros së 24-të në Ligën e Dytë – Perendim dhe Lindje të bëjnë TESTIME – PCR për Covid 19 në laboratorin BIOTEK në Shkup nën organizimin e FFM-së”, njoftojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, duke sqaruara që shpenzimet do të mbulohen nga Federata, ashtu që për çdo skuadër do të ketë testime për 25 persona, 18 prej tyre futbollist.

Testimet janë realizuar të enjten dhe te premten, për ndeshjet e fundjavës, që do të përmbyllen sot në Ligën e Parë me pesë ndeshje:

Pelister – Renova

Shkëndija – Borec

Shkupi – Rabotniçki

Makedonija Gj.P. – Struga Trim&Lum

Vardar – Bellasica

Në kuadër të javës së 29-të, dje u zhvillua ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Akademija Pandevit, ku vendasit fituan me rezultat 3:2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button