RMV, pensionet do të fillojnë të shpërndahen prej nesër në grupe, sistemi pensional u vlerësua i qëndrueshëm nga Ministria

Pensionistët e Maqedonisë së Veriut prej nesër do të mund të marrin pensionet e prillit, në atë mënyrë që pensionet do të shpërndahen në grupe, varësisht nga niveli i pensioneve, transmeton Portalb.mk.

“Pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore të lidhur me llogarinë ku u paguhet pensioni, të hollat do t’i kenë në dispozicion prej ditës së hënë, 26 prill. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat dhe do të munden t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike”, sqarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelat e tilla, pensionet mund t’i marrin duke respektuar oraret, ashtu që: të hënën do të mund të merren pensionet deri 11 mijë denarë, të martën prej 11 001 deri 14 mijë denarë, të mërkurën prej 14 001 denarë deri 18 mijë denarë dhe të enjten pensionet mbi 18 mijë denarë.

“Procesimi në etapa i pensionove do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh se pensionistët si grup më i moshuar janë më të rrezikuar”, sqarojnë nga ministria, duke ju bërë thirrje pensionistëve të respektojnë masat, duke vlerësuar ndërkohë që sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe pa probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button