“Dita e Librit”, u ndanë çmime për lexuesit më të rregullt, Bakiu: Ka rritje të numrit të lexuesve

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit, sot biblioteka “Max van der Stoel” në bashkëpunim me bibliotekën “Koco Raçin” të Tetovës kanë ndarë çmime për lexuesit më të rregullt dhe promotorët e librit. Albanologia Donika Bakiu prezantoi studimin për atë se sa lexohet në kohë pandemie, sipas saj, titujt më të kërkuara kanë qenë ato me përmbajtje psikologjike, shkruan Portalb.mk.

Përgjegjësja e bibliotekës “Max va nder Stoel” pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Elmedina Abdulahi, sot i ndau pesë çmime për pesë personat e qytetit të Tetovës që sipas saj janë promotor të librit dhe vlerave në shoqëri.

Bëhet fjalë për: Diellona Vejselin, Blendi Hodain, Hasim Memishi Sopi, Rita Behadinin dhe Muhamed Ademin.

Fisnik Xhelili, Elmedina Abdullahu.
Fisnik Xhelili, Elmedina Abdullahu.

Një ndër lexuesit më të rregullt ishte zgjedhur edhe Fisnik Xhelili, ai potencoi rëndësinë që ka leximi dhe bëri thirrje që njerëzit të lexojnë sa më shumë, për shkak se siç thotë ai, vetëm duke lexuar mund të kontribuojmë për një shoqëri më të mirë.

“Është një ndjenjë e veçantë  të  jesh i përzgjedhur në mesin e lexuesve dhe studentëve më të rregullt të librarisë në UEJL. Mesazhi im për të gjithë është të lexojmë sa më shumë; gjithçka që na del përpara, sepse vetëm nëpërmjet leximit mund ta hapim vizionin tonë dhe me idetë tona  të kontribuojmë për një shoqëri më të shëndoshë dhe më të mirë” tha Fisnik Xhelili, student.

Sa lexohet në kohë pandemie?

Studimi i albanologes Donika Bakiu ka shfaqur rezultate pozitive në aspektin e rritjes së numrit të lexuesve në Maqedoninë e Veriut, ajo potencoi se librat me tematikë sociale këto muaj konsiderohen si librat më të lexueshëm.

Donika Bakiu, albanologe.
Donika Bakiu, albanologe.

“Për këtë vit patëm studimin: ’Sa lexohet në kohë pandemie’’, pra a është rrit numri i lexuesve gjatë kohës së pandemisë dhe cilat libra kanë qenë më të preferuar. Kemi rritje në lexueshmëri. Librat me tematikë sociale konsiderohen librat më të lexueshëm. Pa përjashtuar mundësinë e tematikave të sferave të tjera në shkencave humane- medicinës, spektrit ekonomik” tha Donika Bakiu për Portalb.mk.

Bakiu përmendi disa prej librave më të lexuar gjatë kohës së pandemisë, ajo bëri thirrje deri te të gjithë pjesëmarrësit që të lexojnë gjithçka që ju del para syve, për shkak se siç tha ajo, në kohërat e vështira leximi konsiderohet si relaksim për sytë dhe trurin.

“Sipas statistikave  se titujt më të kërkuar kanë qenë këto, duke filluar me libra me përmbajtje psikologjike: ‘’Arti i brishtë i not giving a fuck ‘’ Mark Manson,’’ 100 mënyra për të motivuar veten’’Steve Chandler,’’Kura e Shopenhauerit’’Irvin David Yalom,’’Sekreti’’ Rhonda Byrne.Nga Bestsellerët janë këto titujt:’’7 zakonet e familjeve të suksesshme’’Stephen R. Covey,‘’Trembëdhjetë Arsye Pse’’Jay Asher,’’Sekreti më i madh’’ David Icke, “13 – ta e pafat” e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro. Nga librat me përmbajtje filozofike janë: ‘’Çfarë jeni duke bërë me jetën tuaj?’’ Jiddu Krishnamurti, ‘’Arti i të jetuarit’’Artur Shopenhauer, “Rruga në të cilën rrallë shkohet”Scott Peck. Kurse romanet më të kërkuara janë: ‘’Shtëpia e shtrembër” Agatha Christie, ‘’Letra e Milenës’’Franz Kafka, “Të vrasësh zogun përqeshës” Harper Lee,’’ Çiraku i arkitektit’’ Elif Shafak, ‘’Gruaja midis nesh’’, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen,’’ Vajza dhe nata’’ Guillaume Musso,‘’Në çdo frymëmarrje’’Nicholas Sparks,‘’Derisa dashuria të na ndajë’’Anna Premoli,‘’Vajza në tren’’ Paula Hawkins,’’Treni i fundit për Stamboll’’ Ayse Kulin,‘’Babai i pasur , Babai i varfër’’ Robert T. Kiyosaki” tha Donika Bakiu, albanologe.

Ndryshe, një ndër organizatoret e kësaj ngjarje ishte udhëheqësja e bilibotekës “Max van der Stoel”, Elmedina Abdulahi, e cila gjithashtu para pjesëmarrësve foli për rëndësinë e librave dhe leximit, e njëjta shtoi se vetëm duke lexuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.

 

Ndryshe, Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button