RMV, tre milion euro do të ndahen për sportin dhe sportistët, tha Mojsovski

Tre milion euro apo 184,5 milion denarë do të ndahen nga buxheti shtetërorë për subjektet sportive që në mënyrë të papenguar të zhvillojnë aktivitetet e tyre gjatë krizës me Kovid-19. Sipas Ligjit për sport, deri tani, në kushte të Kovid, 666 subjekte të sportit, 60 federate dhe 173 sportis kanë marrë vauçet sportiv për këtë qëllim. Këtë e deklaroi në konferencë për shtyp sot drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (AMC), Naumçe Mojsovski, në të cilën ai foli për investim të vazhdueshëm dhe sigurimin e kushteve për mundësi sportive nga ana e ARN dhe qeverisë, shkruan Portalb.mk.

Ai informoi më detajisht për vendimin e qeverisë për mjetet nga programet e masave që janë nxitur nga Kovid-19 për sportistët dhe federatat sportive.

“Mjete nga buxheti janë pjesë e programit për përballje me pasojat nga kriza me Kovid-19. Tash një vit jemi përballur me vështirësi dhe probleme në funksionim për shkak të pandemisë, ndërsa përkrahja financiare për sportistët në shtet është në mënyrë të njëjtë e nevojshme” tha Mojsovski.

Me vendimin e qeverisë për mbështetje financiare, e votuar nlë seancën e 65, në llogaritë e subjekteve sportive do të jepen vauçerë për vitin 2021, me anë të së cilave do të ju paguhen më së shumti deri në 30 për qind nga vlera e vauçerit, si dhe ndihmë financiare të pakthyeshme, sipas listës zyrtare të subjekteve sportive të publikuara në ueb faqen e AMC.

Procedura nënkupton se UJP deri te AMC të dorëzojë listë të subjekteve sportive, shfrytëzuese të vauçerëve sportiv, të cilat kanë dërguar kërkesë të miratuar për lirim nga tatimi për donacion financiar për subjektet sportive. Pas kësaj, AMC do të kryejë evaluimin e listët dhe deri te UJP do të dërgojë listë me subjektet dhe shumën për shfrytëzim të vauçerit të ngelur, i dhënë për vitin 2021. Pas kësaj, lista finale do ti dorëzohet qeverisë dhe do të pasojë pagesa.

“Edhe në kohë pandemie, do të bëjmë gjithçka që të nxisim zhvillimin, më shumë hapësira dhe më shumë mjete për sportist të ri dhe rekreator. Kemi premtuar se sporti do të marrë përkrahjen e merituar dhe këtë po e bëjmë. Sporti dhe të gjithë punonjësit e sportit, në mënyrë të vazhdueshme do të përkrahen me qëllim që të funksionojnë pa pengesa” shtoi Mojskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button