fbpx

Lençe Ristovska e zhgjënjyer, Këshilli i Prokurorëve vlerësoi se është e re për në Prokurori të Lartë

Pas seancës së djeshme të Këshillit për Prokuror Publik në të cilën u bë zgjedhja e prokurorëve publik, në mesin e emrave që u zgjodhën nuk u gjet edhe Lençe Ristovska, për zgjedhjen e së cilës në funksionin prokuror i lartë publik 7 prej 11 anëtarëve Këshillit të Prokurorëve kanë votuar kundër. Prokurorja e cila është mare me rastet si “Target – Fortesa”, “Talir 1” dhe “Talir 2” në deklaratë për 360 shkallë, tha se është e zhgënjyer nga vendimi i Këshillit dhe nuk e di se pse nuk ka merituar avancim, transmeton Portalb.mk. 

Kryetari i Këshillit për Prokuror Publik, Aco Kolevski pas mbajtjes së seancës së djeshme, deklaroi se në zgjedhjen e prokurorëve në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në Prokurorinë e Lartë, asnjëri nga anëtarët e Këshillit nuk ka thënë se i është bërë ndonjë ndikim politik dhe se nuk ka informata për kryerje të presionit të jashtëm.

Anëtarët e Këshillit sot në deklaratë për SDK, thanë se Lençe Ristoska është prokuror i mirë, por është e re për Prokurorinë e Lartë dhe mosha është ajo e cila dje kanë penguar jo vetëm atë por edhe prokurorët e tjerë të ri me arritje të mira që të avancohen.

Në seancën e djeshme të Këshillit për Prokuror Publik u zgjodhën pesë prokuror publike në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion (Lile Stefanova, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro, KAterina Kolariç dhe Natasha Pop Trajkova). Për prokurorë në Prokurorinë e Lartë u zgjodhën Fatime Fetai, Burim Rrustemi, Sasho Rajçev, Naum Panovski dhe Snezhana Bundalevska – Georgievska.

Ndryshe, Lençe Ristovska do të mbetet prokurore në Prokurorinë Publike të Shkupi, ku duhet t’i përfundojë rastet “Talir” dhe “Talir 1” për përgjim të paligjshëm në vend, për të cilin i akuzuari kryesor Sasho Mijallkov është dënuar me dënim të shkallës së parë prej 12 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button