RMV, me ndryshimet e reja ligjore, personeli mësimdhënës do të punësohet direkt me kohë të pacaktuar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se ndryshimet në Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë tashmë janë në procedurë parlamentare dhe me to parashihet që në të ardhmen të gjitha punësimet e reja në shkolla do të jenë drejtpërdrejt për kohë të pacaktuar, në vende të praktikës së deritanishme të pritet dy vjet, për të filluar procesin e transformimit, njofton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, të gjithë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë të cilët aktualisht janë të angazhuar në periudhë të caktuar kohore, gjithsej 4.800 persona, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, do të marrin një vendim për punësim të përhershëm nëse i plotësojnë kërkesat ligjore. Kjo do të zvogëlojë ndjeshëm shqetësimet për pushim nga puna pikërisht para transformimit në kohë të pacaktuar. Gjithashtu siguron vazhdimësi në realizimin e mësimdhënies, që është e rëndësishme për mësimdhënësin, por edhe për nxënësit të cilët nuk do të interesohen nëse nga viti i ardhshëm shkollor do t’i mësojë ndonjë mësues/e tjetër dhe ata do të kenë nevojë për ri adaptim”, shpjegojnë nga MASH.

Nga ministria shtojnë se këto ndryshime ligjore do të mundësojnë përcaktimin e përbërësve të pagës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, me çka mundësohet pagesë e shtesave të pagës për tituj pedagogjikë të fituar më parë si rezultat i suksesit në punë, shtojcë për kujdestari klase, për punë në një paralele të kombinuar dhe për punë në zonat kodrinore-malore.

“Pagë të plotë për fond jo të plotë javor të orëve do të marrin edhe mësuesit që kryejnë punë arsimore sipas plan-programit të miratuar në përputhje me Koncepcionin për arsimin fillor, nëse kanë minimumi 10 orë mësimore në javë”, theksohet në deklaratën e MASH-it.

Parashikohet gjithashtu që MASH dhe sindikata përfaqësuese në fushën e arsimit të lidhin marrëveshje, e cila përcakton vlerën e pikës për përllogaritje të pagës së mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë që për herë të parë do të lidhet dhe do të rritet me çdo rritje të pagës minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button