Osmani: Presim formimin e Qeverisë së Bullgarisë që të vazhdojmë me planin aksional

Maqedonia e Veriut pret sa më shpejtë formimin e Qeverisë në Bullgari, pas çka do të vazhdonte rrumbullakësimi i planit aksional për bashkëpunim, ndërsa me të edhe përforcimi i raporteve bilaterale dhe besimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Kosovë, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Osmani realizoi takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gjatë takimeve, në tryezë u vendosën temat për të ardhmen e rajonit e që kanë në fokus bashkëpunimin rajonal, me çka Osmani e riafirmoi mesazhin se perspektiva euroatlantike dhe integriteti i tërë rajonit mbetet përcaktim i paluhatshëm i të dy vendeve.

“Ambicia jonë e përbashkët është integrimi i plotë i të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, si vend anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat për anëtarësim në BE, jemi të gatshëm që njohuritë dhe përvojat tona të fituara t’i vëmë në dispozicion të miqve tanë në Kosovë. Integrimi evropian do të thotë mbi të gjitha progres institucional dhe ekonomik, por edhe më shumë, që në thelb përfshin miqësi, solidaritet dhe siguri – vlera që nënkuptojnë paqe të qëndrueshme dhe afatgjate, stabilitet, e që rrjedhimisht edhe progres të përgjithshëm si nevojë më e rëndësishme e qytetarëve tanë ”, tha Osmani.

Ai shtoi se,  pavarësisht sfidave me të cilat përballet, e në pajtim me progresin e saj demokratik dhe reformues, Maqedonia e Veriut gjatë presidencës portugeze me Këshillin e BE-së, pret mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare me BE-në, që do të shënojë edhe fillimin formal të procesit të negociatave.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tesionuar marrëdhëniet e tyre prej disa muajsh. Nga dhjetori i vitit të kaluar vendi ynë ka veton e Bullgarisë me arsyetimin se Shkupi nuk e respekton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Sofja këmbëngul gjithashtu në njohjen e rrënjëve bullgare të historisë maqedonase, kombësinë dhe gjuhën maqedonase, të cilën autoritetet maqedonase e kanë kundërshtuar, duke thënë se “identiteti dhe gjuha nuk do të negociohen“. Që nga ajo kohë, një luftë retorike është zhvilluar pothuajse çdo ditë midis Sofjes dhe Shkupit edhe krahas përpjekjeve e ndërmjetësve special dhe me përpjekje për miratimin e Planit Aksional për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button