fbpx

Kam marrë garanci për furnizim me energji elektrike të qendrave të votimit dhe numërimit, sqaroi ambasadorja amerikane

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar përmes një statusi në Twitter se ka marrë garanci nga OSHEE për furnizimin me energji elektrike të qendrave të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e 25 Prillit, raporton ABC.

Ai shprehet se integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kam mësuar nga OSHEE sot planet e tyre për sigurimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e 25 Prillit. Mirë të dini se ka teprica të vendosura. Integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shkruan Yuri Kim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button