fbpx

RMV, nuk jemi të kënaqur me masat e Qeverisë, sepse nuk kemi mundësi që t’i marrim, alarmoi gastronomi Abazi

Masat e Qeverisës për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia, nuk i ka përmbushur kërkesat e gastronomëve, të cilët vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre, duke paraqitur edhe kërkesa si subvencionimi i pakthyeshëm i bizneseve, transmeton Portalb.mk.

“Realisht, Qeveria me masat me të cilat na doli në ndihmë, janë masa me të cilat ne si gastronom nuk jemi të kënaqur, pasi masat të cilat qeveria i ofron dhe ato të cilat ne mundohemi t’i marrim, në letër dhe de facto nuk kemi mundësi për t’i përfituar”, deklaroi gastronomi Neritan Abazi për EN, duke theksuar që tashmë kanë paraqitur kërkesat e tyre për tejkalimin e kësaj sfide.

Ai sqaroi që për të përfituar këto ndihma nga pakot e Qeverisë, shumica e gastronomëve nuk mund t’i përfitojnë këto ndihma, pasi që janë të bllokuar nga fillimi i pandemisë.

“Për përfitimin e pakos, duhet çdo kompani t’i ketë të shlyer borxhet, tatimet dhe t’i ketë të lëshuar rrogat, që të mund të përfitojë nga këto masa”, sqaroi Abazi, i cili theksoi që qëllimi i këtyre masave duhet të jetë përballimi i mbylljes.

Ai paralajmëroi që protestat e gastronomëve nuk do të ndalen deri në tejkalimin e ngërçit, ku si kërkesë është subvencionimi i pakthyeshëm ndaj kompanive dhe revidimi i kredive të miratuara nga banka për zhvillim, përmes një moratorium të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button