RMV, mbi 4 mijë profesorë e asistentë të punësuar në universitete, më pak se një mijë në UT, UEJL dhe UNT

Në arsimin e lart në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit akademik 2020/21 janë të angazhuar gjithsej 4 288 profesor dhe bashkëpunëtor tjerë, shumica prej tyre profesor, transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm arsimtarë dhe bashkëpunëtorë, 3 074 ose 72 % janë arsimtarë dhe 1 214 ose 28% janë bashkëpunëtorë në mësimdhënie”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Universiteti i Tetovës ka të angazhuar gjithsej 368 profesor dhe 347 asistentë, kryesisht në Fakultetin e Shkencave të Mjekësië dhe Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natytore. Në Universitetin e Evropës Juglindore janë të angazhuar 93 profesor dhe 37 asistentë, derisa në Universitetin “Nëna Terezë” janë 55 profesor dhe 35 asistentë.

Më së shumti të angazhuar ka në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, ku ka 765 profesor dhe 228 asistentë, ku vetëm në Fakultetin e Mjekësisë ka 608 profesor dhe 338 asistentë.

Në numrin e përgjithshëm të profesorëve (3 074), kemi 1 319 profesor të rregullt, 933 profesor të çrregullt, 748 docent, ndërsa tjerët ligjërues në instituione të larta arsimore dhe profesionale. Në numrin e përgjithshëm të bashkëpuntorëve (1 214), kryesisht bëjnë pjesë asistentët 801, bashkëpunëtorët (164), bashkëpuntor professional )126), lektor, asistentët të rinj, etj.

Varësisht nga fondi i orëve, nga gjithsej 4 288 të angazhuar, 2 853 janë me orar të plotë, ndërsa 1 435 janë me orar jo të plotë, ku dominon Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me 576 të angazhuar dhe Universiteti i Tetovës me 399 të angazhuar me orar jot ë plot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button