Filloi Samiti i Klimës ku marrin pjesë 40 liderë botërorë të ftuar nga SHBA-ja

Presidenti i SHBA-së Joe Biden filloi fjalimin e tij në Samitin e Klimës i cili zhvillohet në mjedis digjital nën organizimin e SHBA-së pas ftesës që Biden u dërgoi 40 liderëve botërorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë VIDEO mund ta ndiqni DREJTPËRSËDREJTI.

Në samitin që do zgjasë dy ditë, fokusi do të jetë mbi pakësimin e emetimit të karbonit brenda dhjetë viteve të ardhshme, dobitë ekonomike përmes punësimit kryesisht të aktiviteteve të klimës si dhe në promovimin e aktorëve joshtetërorë që punojnë për teknologjitë e transformimit dhe ndryshimin e klimës globale.

Në fjalimin e tij të hapjes së Samitit, duke bërë të ditur se janë në kontakt me efektet e ndryshimit të klimës në planin e tyre të ri të infrastrukturës, presidenti Biden tha: “Unë dua edhe të ndërtoj infrastrukturën tonë kritike por edhe të zbatoj për këto teknologjinë e pastër. Këto do të jenë investim edhe për të sotmen, edhe për të ardhmen”.

Shkenca nuk mund të mohojë dhe nuk mund të qëndrojë pa vepruar në çështjen e ndryshimit klimatik, theksoi Biden, i cili shpjegoi se në kuadrin e paketës së infrastrukturës kanë rekomanduar që të kryhen rregulloret e nevojshme për formimin e stacioneve karikuese për automjetet, parandalimin e rrjedhjeve të gazit në minierat e vjetra, si dhe lidhur me emetimet e karboneve dhe gazit serrë.

Pasi nënvizoi se të gjithë sektorët nëpër vende kanë detyra të rëndësishme në pikën e ndryshimit të klimës, Biden u shpreh: “SHBA-ja deri në vitin 2030 planifikon të ulë në gjysmë emetimin e gazit serrë. Si popull po përparojmë drejt këtij objektivi. Nëse ndërmarrim hapa ekonomikë jo vetëm për një jetë më të begatë, por edhe për një planet më të shëndetshëm, më të drejtë dhe më të pastër, ne mund ta realizojmë këtë”.

– Deri më 2050 emetim zero të karbonit

SHBA-ja gjithashtu synon që deri në vitin 2050 të arrijë në nivelin zero të emetimit të karbonit, deklaroi Biden, i cili shtoi: “Por Amerika përbën vetëm më pak se 50 për qind të emetimit të karbonit në botë. Asnjë popull nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem. Duhet të ndërmarrim hapa si vendet që përfaqësojmë ekonomitë më të mëdha të botës”.

Biden tha se të gjitha vendet duhet të hedhin hapa guximtare në emër të energjisë së pastër. “Ejani të garojmë për një të ardhme më të qëndrueshme. Me këtë krizë ekzistenciale të epokës tonë vetëm kështu mund t‘ia dalim. Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo”, shtoi Biden.

Biden shprehu falënderime për të gjithë pjesëmarrësit, duke vënë në dukje se samiti i sotëm është një hap i rëndësishëm edhe për samitin e klimës që do të mbahet në Glasgow në muajin nëntor.

– Blinken në Samit vendosi theksin mbi “diplomacinë”

Në anën tjetër, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vuri theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit global në luftën kundër ndryshimit klimatik dhe se të gjitha vendet duhet të veprojnë së bashku për të luftuar me këtë problem global.

Po ashtu, Blinken theksoi se mënyrat për të zgjidhur këtë problem duhet të kërkohen në mënyrë të përbashkët duke vendosur më shumë në punë diplomacinë dhe se Samiti i Klimës në këtë drejtim është një mundësi e rëndësishme.

Në samit, krahas liderëve botërorë, si presidenti i Kinës, Xi jinping, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të marrë pjesë edhe Papa Françesku. Pritet që presidenti Erdoğan të mbajë fjalim në seancën e parë të sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button