Kosovë, 5 viktima dhe 382 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 5 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.110, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në vend pozitiv me koronavirus janë diagnostikuar 382 raste të reja dhe numri i tyre i përgjithshëm ka arritur në 103.124.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.003 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 511.336 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 507 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 89.648 raste.

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11.366.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button