RMV, një i akuzuar i ka ikur policisë së burgut pas një seance në Gjykatën Penale

Një person i akuzuar për kontrabandë me migrantë sot i ka ikur policisë së burgut pasi mbajtjes së një seance në Gjykatën Penale në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga Gjykata Themelore Penale informuan se bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur jashtë gjykatës dhe jo brenda hapësirave të saja, për çka është e obliguar policia e burgut.

“Bëhet fjalë për një të akuzuar që është sjellë në gjykatë në seancë për një lëndë në lidhje me veprën penale – kontrabandimi i migrantëve. Gjatë hyrjes në gjykatë, shoqërimi i tij në sallën e gjykatës dhe daljen e tij nga ndërtesa e gjykatës, janë respektuar të gjitha masat e sigurisë nga ana e policisë gjyqësore, si dhe protokollet për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid – 19”, sqaruan nga Gjykata

Në komunikatë theksojnë se për të gjitha informatat në lidhje me ngjarjen e sotme mediat mund të drejtohen në burgun kompetent dhe MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button