Edi Rama kundër një opozite familjarësh

Shkruan : Hasan Jashari

Zgjedhjet në Shqipëri të 25 prillit po mbahen në një periudhë jashtëzakonisht të ndërlikuar, në kohë të një pandemie globale , kohë kur plagët e tërmetit ende nuk janë shëruar dhe koha kur në Evropë po qarkullon një dokument, që në esence, është prodhim i UDBA-s serbe.

Por , pyetja jonë ka të bëjë me atë se kush do të fiton zgjedhjet e 25 prillit? Fitimtari nuk ka rëndësi vetëm për  Shqipërinë si shtet, por, ai ështëi një rëndësie për të gjithë shqiptarët e veçmas për Kosovën dhe qëndrueshmërinë e sajë viza vi sfidave që e presin në raport me një kundërshtarë të ashpër dhe dinak  si që është Serbia.

Por, ajo që duhet të theksohet në këte garë zgjedhore ësht fakti se Edi Rama ka një opozitë të dobët. Ajo  përbëhet nga familjarët e Berishës me dhëndër , vajzë e djalë dhe të Bashës me dhëndërin e tij. Nga ana tjetër, Ilir Meta me  Monika Kryemadhin janë rasti unik në botë si një konflikt interesi sui generis. A ka ndonjë rast në botë që bashkëshorti të jetë President dhe gruaja e tij Kryetare e një partie opozitare? Dhe çfarë opozite se?! Një opozitë e çoroditur me fjalor të çthurur, me gjuhë të urrejtjes.

E gjithë kjo galeri e personaliteteve, një inventar i figurave të ngarkuara me biografi të vështirë korruptive, po bën përpjekje jo bindëse për të shpëtuar shqërinë ahqiptare gjoja nga fatkeqësitë  . Të gjithë këta opozitarë, janë një realitet i ligë, prodhues zhurme dhe telasheve të njëpasnjëshme dhe e kanë rrugën, Sheshin, vend  për sharje, ulurima. Punët e tjera të qeverisjes nuk i dijnë aq mire. Mirëpo militarizmi politik i shesheve është një mall me kohë përdorimi të skaduar. Kërcnimet kaq të ashpra që bëhen në drejtim të opozitës për 25 dhe 26 prill nuk janë asgjë tjetër por janë shenja frike e depresioni sezonal për shkak të humbjes që i prêt .

Atëherë, pse grindje kaq të ashpra, me zhurmë irracionale “patriotike”? Secila prej përgjigjeve të mundshme, të cilat janë shqyrtuar dhe janë pare qe 3 decenje në publikun tonë, janë të vështira. Pra, duke hedhur perde të trasha tymi dhe mjegull mbi  një Qeveri e cila menaxhoi për mrekulli Tërmetin , prodhuesit tradicional të zhurmës si Sali Berisha  janë bërë të lexueshëm nga larg,  një slogan për njerëz me format të vogël, dhe kënaqësi e çastit për militantët  e deshpruar partiak.

Në të gjitha vendet e botës  ish presidenti merret me punë humanitare. Gratë e presiedentit ne detyrë, kudo në bote, merren me aktivitete humanitare, me punë me fëmijë, jetimët, të hendikpuarit, me ekologji… Berisha dhe Monika po   merren me shpifje dhe me trillime, kundër kryeministrit edhe në kohë të tërmetit, edhe në kohë të pandemisë. Këte si duket këtë e kanë ushqim dhe punë e vetme që u përgjigjet natyrës së tyre.

Një opozitë të këtij lloji nuk mund ta gjejsh as në teorinë dhe as në praktikën që  e njeh demokracia liberale dhe bota e qytetëruar perëndimore dhe amerikane.

Por, ajo që është problematike për biografitë e Berishës, Metës dhe opozitarëve si Basha është mospasje e ideve si më tutje, çfarë do të bëjm nesër ? Ata kanë zgjedhë një cak gjuetie dhe në mënyrë të thjesht japin premtime të lehta duke ndarë “100 miliona Euro bujqëve dhe njëkohësisht duke ulur tejmase taksat në shtet”. Gjëra që nuk shkojnë bashkë. Ose premtimi jubilaro-epik i Bashës studentëve se “nëse ai fiton zgjedhjet ata do ti kthej në auditore”. Pra, të dy partite opozitarë në Shqipëri kanë si filozofi  të veprimit, premtimet e lehta. Punë qi dijnë janë koorporatizmi  dhe të funksionojnë si biznes familjar. Problemi qëndron në ate se biznesi i tyre në politik zgjatë një kohë të gjatë nga Revulucioni i tyre kundër diktaturës dhe tani ka kaluar te fëmijët e tyre. Pra, kemi të bëjmë me një biznes tepër profitabil.

Edi Rama në këte aspekt të familjarizmit është i pastër

Cështja tjetër që e problematizon dhe e bën opozitën shqiptare  të lëndueshme dhe të dyshimt  është qëndrimi tyre në politikë për tri dekada. Sali Berisha është protagonist i sloganit ‘Rama ik’, por pyetja parimore që na imponohet nga një gjykim i urtë është  pse nuk ik Ai së pari nga politika? Po pastaj Meta, kur i ka provuar të gjitha e përsëri ai President dhe gruaja bën opozitën; një paradoks që  nuk mund të gjindet edhe te Zuliland

Edi Rama si vizionar

Edi Rama po godet me kamzhik djathtas e majtas e qëllon dhe shpesh  e tepron me batuta dhe me marjen mbi supe të veta të gjitha punët. Trimi i mirë me shumë shokë. Por, duhet ta pranojm se është vizionar, se ka miq ku mund të mbështetet , si psh për vaksinat, ka respekt në insitucionet ndërkombëtare  dhe i menaxhoi shumë mire edhe pasojat e tërmetit dhe po menaxhon në mënyrë të sukseshme pandeminë. Ai siguroi mbi një miliard euro para për rindërtimin e dëmeve të tërmetit, po ndërton shkolla e spitale, spitali I Fierit, aeroporti I Kukësit nuk bëhen për partitë politike por, për qytetarët

Ai po bëhet edhe  argëtues me batutat e tij pak si tepër.Por, gjithsesi Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, u duhet një lider si Edi Rama.

Edi Rama po e ndalon që në Shqipëri puna nëntokësore të  bëhet  e ligjshme.

Autori është profesor në Universitetin e Evropës Juglindore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button