RMV, Këshilli i Prokurorëve zgjodhi 5 prokurorët e rinj në ekipin e Ruskovskës, Fetai u zgjodh prokurore e lartë

Prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov të cilët ishin pjesë të ish PSP, si dhe Natasha Pop Trajkova nga PTHP Strumicë dhe Katerina Kollareviq nga PTHP Shkup janë zgjedhur prokuror të ri në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilin udhëheq Villma Ruskovska, transmeton Portalb.mk.

Ata u zgjodhën në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik. Ajro, Pelivanov, Pop Trajkova dhe Kollareviq u zgjodhën njëzëri me 11 vota për, ndërsa Stefanova ka marrë 10 vota për.

Në konkursin për zgjedhje të 5 prokurorëve në këtë prokurori u paraqitën 14 kandidatë, mes të cilëve edhe Fatime Fetai, Elizabeta Josifovska dhe Lubomir Lale por ato nuk e morën mbështetjen e anëtarëve të Këshillit për Prokurorë Publik.

Pasi nuk arriti të zgjedhet prokurore në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ish prokurorja e PSP, Fatime Fetai u zgjodh prokurore në Prokurorinë e Lartë.

Në pjesën e dytë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Fetai arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button