Qyteti i Shkupit shpalli thirrje për subvencione për kondicioner inverter

Qyteti i Shkupit ka shpallur thirrje publike për dhënien e subvencioneve për blerjen e kondicionerëve inverter në vitin 2021, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë online, transmeton Portalb.mk.

Në thirrje mund të aplikojnë personat që plotësojnë kërkesat, ndërsa do të mund të aplikojnë të gjithë ata që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2021 dhe janë banorë të Qytetit të Shkupit (komunat Gazi Babë, Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh , Çair, Shuto Orizar, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj). Thirrja do të jetë e hapur deri më 1 nëntor 2021 ose deri në ditën e shterimit të fondeve.

Qytetarëve do t’ju kompensohen harxhimet e blerjes së një kondicioneri inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë në shumën neto, ndërsa mund të aplikojnë në https://aplikacii.skopjelab.mk/inverteri nëse aplikanti nuk ka marrë paraprakisht subvencione për ngrohje me koftorë me pelet ose inverter).

Për aplikim duhet të paraqisni dokumentet e mëposhtme:

  • Letërnjoftim të vlefshëm
  • Deklaratë e noterizuar se dorëzon vullnetarisht stufën që përdor;
  • Vërtetim për efikasitetin e kondicionerit inverter;
  • Llogari transaksioni;
  • Llogaria fiskale ose vërtetim të blerjes;
  • Për familjet në të njëjtën adresë kërkohen fatura nga njehsorë të ndryshëm të energjisë elektrike;
  • Për familjet që janë në zonat e ngrohjes qendrore të qytetit, kërkohet një vërtetim se nuk janë të lidhura dhe nuk kanë mundësinë teknike për kyçje;

* dokumentet duhet të jenë të skenuara

Më shumë informacion në lidhje me thirrjen publike në gjuhën shqipe në këtë link https://skopje.gov.mk/media/6738/javen-povik-za-subvencii-za-inverter-klima-uredi-2021-alb.pdf

Fondet e siguruara për këto subvencione janë marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në vitin 2020 Qyteti i Shkupit ka pranuar fonde në vlerë prej 322.400.000.00 denarë. Në thirrjen publike të këtij viti do të përdoren mjetet e parealizuara nga thirrja publike e vitit të kaluar ose një shumë në vlerë prej 107.404.074.00 denarë.

Këto subvencione janë pjesë e masave që Qyteti i Shkupit ka siguruar në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin Aksional të Strategjisë së Ndryshimit Klimatik të Qytetit. Sipas hulumtimeve të shumta mbi cilësinë e ajrit në Shkup, pjesë më të madhe të emetimit të grimcave PM10 dhe PM2.5 ka për shkak të ngrohjes së shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore. Kjo ndodh, kryesisht, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së dobët të drurit, mënyrës së ruajtjes së tij dhe përdorimit të stufave të vjetra dhe teknikisht të dëmtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button