Subvencionimi i trotineteve elektrik deri 7 mijë denarë, u mbyll në ditën e tretë nga Komuna, vazhdojnë subvencionet për biçikleta

Subvencionimi i biçikletave dhe trotineteve elektrike është një nga mbështetjet financiare të Qytetit të Shkupit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, subvencionimi i cili sivjet filloi më 19 prill, ndërsa për trotinetet mbaroi sot, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për subvencione për trotinete elektrike dhe përmbushjen e mjeteve të parashikuara, Qyteti i Shkupit njofton se kjo thirrje publike është mbyllur”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qytetarët prej 19 prillit kishin mundësi që të shfrytëzojnë mbështetje financiare për trotinetet e blerë, ashtu që 30% e vlerës së trotinetit, që nuk duhet të kalojë 7 mijë denarë, do të mbulohet nga Qyteti i Shkupit, nëse trotineti është blerë prej 1 janarit.

“Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 për subvencione për trotinete elektrike, janë parashikuar 1,5 milionë denarë”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe, vazhdon të jenë të hapura subvencionet për biçikleta, subvencione që për biçikletat mund të arrijë deri 3 mijë denarë në bazë të principit “i pari vjen – i pari shërbehesh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button