Putin: Ata që provokojnë Rusinë do të pendohen thellë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se ata që organizojnë provokime kundër Rusisë do të pendohen “ashtu siç nuk është penduar askush tjetër”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u adresuar në Asamblenë Federale, Putini tha se “kuptimi dhe përmbajtja” e politikës së Rusisë në arenën ndërkombëtare është “të sigurojë paqe dhe siguri për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”.

Por më tej ai theksoi se, “Rusia ka interesat e veta, të cilat ne i mbrojmë dhe qëndrojmë përbrenda kornizës së ligjit ndërkombëtar, ashtu si edhe shtetet e tjera të botës. Dhe nëse dikush nuk pranon ta kuptojë këtë gjë të qartë, nuk dëshiron të zhvillojë dialog, zgjedh një ton egoist dhe arrogant, Rusia gjithmonë do të gjejë një mënyrë për të mbrojtur pozicionin e saj”.

Komentet e Putinit erdhën derisa fuqitë perëndimore ngritën alarmin lidhur me rreth 150.000 trupat ruse të vendosura në kufijtë lindor të Ukrainës, rreth gjashtë vjet pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, një veprim për të cilin Rusia ende është nën sanksione.

Në botën moderne, argumentoi Putini, të gjithë “u mësuan me praktikën e sanksioneve të paligjshme të motivuara politikisht dhe përpjekjet e përafërta për të detyruar vullnetin mbi të tjerët”.

Kurse tani, shtoi ai, praktika të tilla “po rilinden në diçka më të rrezikshme”, praktika e organizimit të grushteve të shtetit dhe vrasjeve politike.

“Megjithatë, edhe veprime të tilla të qarta nuk priten me mosmiratim në të ashtuquajturin Perëndim kolektiv. Askush nuk e vëren këtë, të gjithë bëhen sikur asgjë nuk po ndodh”, u shpreh Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button