Edhe Atletico Madrid dhe Inter Milan tërhiqen nga Superliga Evropiane

Skuadra spanjolle e La Ligës, Atletico Madrid dhe klubi italian Inter kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë Atletico Madrid tha se në mbledhjen e mëngjesit të sotëm të Bordit drejtues, u konfirmua vendimi për largim nga Superliga Evropiane, e cila iu propozua klubeve që dëshironin të merrnin pjesë në këtë garë të mbyllur.

Atletico Madrid, i cili konfirmoi pjesëmarrjen në kampionat të hënën tha se “më nuk ka kushte të nevojshme” për këtë ligë.

“Harmonia midis të gjitha grupeve që përbëjnë familjen ‘kuq e bardhë’ (Atletico Madrid), veçanërisht tifozët tanë, është thelbësore për klubin. Stafi i ekipit dhe trajneri shprehën kënaqësi me vendimin e klubit, duke kuptuar se virtytet e sportit duhet të jetë superiore ndaj kritereve të tjera”, thuhet në deklaratë.

Interi, një nga 12 klubet evropiane të futbollit në garën e re tha se “nuk do të jetë më pjesë e projektit”.

“Inter Milan konfirmon se klubi nuk është më pjesë e projektit të Super Ligës”, thanë “zi-kaltërtit” në një deklaratë, duke shtuar se klubi është gjithmonë i vendosur që t’u sigurojë tifozëve përvojën më të mirë të futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button