“Drekselmaer” nënshkroi marrëveshje me Qeverinë e RMV-së për cikël të ri investimesh në vlerë prej 16 milionë euro

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe drejtuesit e kompanisë gjermane automobilistike “Drekselmaer” , Lukas Muehringer dhe Josef Otto Erih Kaufman sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndihmë shtetërore për ciklin e ri investues, transmeton Portalb.mk.

Vlera e investimeve të reja të përbën 16 milionë euro dhe me to parashihet hapja e mbi 1000 vendeve të reja të punës, përmes zgjerimit të kapaciteteve në Kavadar, ku punon nga viti 2012 dhe degës që do të hapet në Kumanovë.

Sipas Bytyqit, marrëveshja është vërtetim për klimën e volitshme investuese në vend dhe për raportin e partneritetit të cilin Qeveria e ndërton me kompanitë të cilat funksionojnë në shtet. Nga shtatori i vitit të kaluar deri më tani, janë nënshkruar gjithsej 48 marrëveshje për ndihmë shtetërore me kompani të cilat punojnë në vend, në pajtueshmëri me ligjin për ndihmë financiare të investimeve.

Për periudhën prej vetëm 8 muajve, kjo është marrëveshja e pestë e cila nënshkruhet për investim të ri me kompani të huaja, theksoi Bytyqi, duke shtuar se në rrjedh janë 53 projekte investuese të kompanive me vlerë të përgjithshme prej pothuajse 96 milionë euro investime dhe për mbi 2000 vende pune.

“Me marrëveshjen me “Drekselmaer”, shteti obligohet të lirohet nga tatimi i të ardhurave personale në 10 vitet e ardhshme, gjithashtu edhe për tatim nga përfitimi për periudhën e njëjtë, grant prej 10 për qind nga harxhimet investuese, por jo më shumë se 1 milion euro në vjet dhe grant prej 2000 euro për të punësuar për vende të reja të punës, për pagë mujore për më së paku 50 për qind nga paga minimale”, tha Bytyqi.

Lukas Muehringer theksoi se kompania është e kënaqur nga bashkëpunimi me Qeverinë, se në punën e deritanishme “Drekselmaer” bashkëpunon me mbi 700 kompani të ndryshme vendore, si dhe se me linjën e re prodhuese në Kumanovë do të hapen edhe 1000 vende të reja të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button