Këto janë TV-të më të shikuara në RMV nga fillimi i vitit

“Sitel”, “Kanal 5” dhe “Telma” janë tre kanalet televizive që janë shikuar më shumë nga qytetarët në vend, tregon hulumtimi mbi fushën e radio stacioneve dhe për pjesën në shikueshmërinë totale të stacioneve televizive për tremujorin e parë të vitit 2021 i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, transmeton Portalb.mk.

Numri i qytetarëve që shikojnë televizion në vend mbeti i lartë në tre muajt e parë të vitit 2021. Në pyetjen “A keni parë TV gjatë ditës së djeshme?”, 80.7 përqind e të anketuarve në sondazh u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 19.3 përqind u përgjigjën “jo”. Midis grupmoshave, të rinjtë midis moshës 10 dhe 19 vjeç si përqindje më pak shikojnë televizion, megjithëse në shumicë 75.1 përqind e tyre thanë se ende qëndrojnë para ekraneve televizive. Në të kundërt prej tyre, rreth 90.5 për qind e qytetarëve të moshës 60 deri në 70 vjeç kanë shikuar televizion.

Në pyetjen se “Cilat kanale vendase dhe të huaja i keni shikuar dje?”, Shumica e të anketuarve (42.25%) u përgjigjën se e kanë shikuar TV Sitel, 40.83% u përgjigjën pozitivisht për TV “Kanal 5”, ndërsa 17.5 përqind për Telma TV . Pas tyre, pason “Alsat-M” me 16.63%, “MTV 1” me 16.54% dhe “24 Vesti” me 15.83%.

Anketa e AShMAA-së tregon se qytetarët kohën e tyre e kalojnë para TV, kryesisht për të ndjekur lajmet. 40.8% e të anketuarve u përgjigjën se shikojnë lajme, kur u pyetën se çfarë përmbajtje shikojnë më shpesh në kanalet televizive që transmetohen në nivel shtetëror. Njëkohësisht 23.3 përqind e të anketuarve u përgjigjën se shikojnë emisione informative, ndërsa 9.1 përqind e tyre shikojnë programe argëtuese dhe muzikore.

Lidhur me radio-stacionet, 77% e të anketuarve në anketë u përgjigjën se nuk dëgjojnë radio, ndërsa 23% e tyre u përgjigjën pozitivisht në pyetjen nëse kanë dëgjuar radio gjatë ditës së djeshme. Radio-stacioni më i dëgjuar është Antena 5 (8.8%), pasuar nga Kanal 77 (4.2%) dhe Radio maqedonase (3.5%).

Hulumtimi i AShMAA-së u zhvillua me 2.400 të anketuar përmes intervistës telefonike me ndihmën e një kompjuteri dhe përdorimin e një pyetësori gjysmë të strukturuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button