Carovska në takim me drejtorët e shkollave të mesme: Rrjedhin përgatitjet e maturës

Shkollat ​​e mesme po përgatiten për provimin e dhënies të maturës shtetërore. Në takimin online me Ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, informuan se po veprojnë në pajtim me aktvendimin e përbashkët të Qeverisë dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme për zbatimin e provimit përfundimtar, transmeton Portalb.mk.

“Një pjesë e madhe tashmë i kanë shpallur provimet interne. Edhe një herë kam thirr që të përmbushen të gjitha elementet e dakorduara nga matura, sepse ajo është në interes të nxënësve tanë,” tha ministrja Carovska.

Detyrimi i komisioneve të lëndëve të maturës është të përgatisin detyra të provimit për çdo lëndë dhe t’i publikojnë më së voni tre javë para provimit. Prej atyre detyrave të provimit, më pas përgatitet testi për provimet interne.

Drejtorët e shkollave të mesme informuan se të gjitha masat e sigurisë dhe mbrojtjes për dhënien e provimit të maturës do të zbatohen plotësisht. Ministrja Carovska ka qenë e informuar për rrjedhën e mësimit si dhe për aktivitetet tjera në lidhje me procesin edukativo-arsimor.

Përndryshe, provimi i maturës shtetërore do të mbahet më 5 qershor, ndërkaq njëra prej lëndëve eksterne do të bëhet interne. Provimi, sipas modelit të ri do të jetë dy eksterne dhe dy interne (deri tani ishte 3+1).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button