RMV, çfarë pritet të ndodh me masat restriktive pas 27 prillit?

Përjashtim nga masat restriktive ka për organizimin e seminareve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilat janë për kuadrin e mësimdhënësve, mirëpo edhe për mbajtjen e garave sportive, kadetë dhe rinore si dhe gara sportive profesionale, pa pjesëmarrje të publikut, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria edhe formalisht në seancën e sotme e konfirmoi vendimin për vazhdimin e masave aktuale restriktive për mbrojtje nga Kovid-19 nga 19 deri më 27 prill.

Pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, dje shtabi I krizës vendosi që të rekomandojë qeverisë të vazhdojë me masat restriktive për edhe një javë, që tani edhe zyrtarisht u pranuan në seancën qeveritare.

Kjo do të thotë se edhe një javë qëndrojnë në fuqi këto masa: Ora policore nga ora 20:00 deri në 05:00 në mëngjes, objektet hotelerike të mbyllura në çdo kohë, të cilat mund të punojnë vetëm me shitjen e ushqimit përmes porosisë, ndërkaq objektet për lojëra të fatit vetëm përmes një sporteli, fitnes qendrat të mbyllura si dhe sallat e sportit dhe seminareve, trajnimeve dhe konferencave.

Megjithatë, ka dy përjashtime

I pari ka të bëje me lejimin e organizimit të seminareve, trajnimeve, punëtorive, kurseve dhe konferencave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh), të destinuara për kuadrin mësimdhënës.

“Përjashtimi për këto masa përfshinë edhe për organizimin dhe mbajtjen e garave sportive si dhe profesionale, kadetë dhe për të rinjtë, pa pjesëmarrjen e publikut dhe me pajtueshmëri me të gjitha protokollet si dhe garuesit paraprakisht do të duhet të ishin testuar me test PCR” kumtuan nga qeveria.

Çfarë pas 27 prillit?

Në qoftë se vazhdon trendi i rënies së numrit të të infektuarve me Kovid-19 dhe numri i të hospitalizuarve, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rekomandon që të ketë lehtësim të masave. Rekomandimi për lehtësim, siç u publikua dje, nga Shtabi i Krizës do të shihet nesër, megjithatë me kushtin e vetëm që të vazhdojë trendi i rënies së numrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button