RMV, Qeveria vendosi që monumenti i Akuaduktit në Shkup të vlerësohet si i veçantë dhe i rëndësishëm

Monumenti i Akuaduktit që gjendet ndërmjet kazermës Ilinden dhe bulevardit Sllovenia në Shkup, është vlerësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut si një trashëgimi kulturore me vlerë të veçantë, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe me mendim nga Këshilli Nacional për trashëgimi kulturore, në seancën e mbajtur sot, mori vendim që emërimi i monumentit Akuaduktit në Shkup, të shpallet trashëgimi kulturore me vlerë të veçantë, nënkategori me rëndësi të jashtëzakonshme”, raportojnë nga Ministria e Kulturës, duke sqaruar që me këtë do të lejohen mbrojtje fizike e atij objekti.

Ministria vlerësoi që ky vendim mundëson ruajtjen e përhershme të Akuadukti dhe vlerave të tij në aspektin kulturor dhe historik, si dhe në drejtim të mbrojtjes së arkitekturës në aspektin social, edukativ, turistik dhe ekonomik të lokalitetit.

“Me miratimin e këtij vendimi, Akuadukti përfshihet në kategorinë kushtetuese – të mira me interes të përgjithshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe gëzon mbrojtje të veçantë në lidhje me Kushtetutën dhe Ligjin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, raportojnë nga ministria.

Ndryshe, për hapësirën afër saj, Komuna e Karposhit e miratoi Planin e ri të detajuar urbanistik (PDU i cili parasheh që të ndërtohen ndërtesa banimi, qendra tregtare, objekte afariste, hotele, si dhe objekte për institucione publike, ashtu që lartësia më e madhe e ndërtesave është kati përdhes plus 7 kate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button