Nexhati dhe Shkëlqimi u bënë maqedonas ndërsa Kristina dhe Sara shqiptare, vetëm për një vend pune

Nexhat S në Ansamblin e valleve dhe këngëve popullore shqiptare me deklaratë, se për nga përkatësia ndihet si maqedonas, është  punësuar në vend pune të parashikuar për këngëtar – maqedonas. Shkëlqimi u punësua si instrumentist – fizarmonist maqedonas, në të njëjtin ansambël, është punësuar edhe Shëlqim Ј. Edhe ai ka deponuar deklaratë për përkatësi etnike – maqedonase, shkruan SDK.

Në thirrjen e parë (më 3 mars) aplikuan 7 shqiptarë, por 6 nuk kishin deklaratë të përkatësisë etnike në dokumentacion. Vetëm Nexhat S kishte parashtruar deklaratë të tillë.

Për këtë, Portalb.mk informon se në konkursin për punë nuk ishte kërkuar një dokument i tillë ndërsa konkurentët të cilët nuk e kanë pasur këtë dokument, nuk janë lënë farë të hyjnë në audicion edhe pse ligjërisht ata kanë të drejtë që brenda tre (3) ditëve të pajisen me dokumentin e nevojshëm.

Në të njëjtën kohë, Opera dhe Baleti Kombëtar publikoi shpallje për punësimin e dy instrumentistëve, një violinist dhe një violonçelist, rreptësisht për shqiptarët.

Në vendet e punës voliste – shqiptare, sipas informacionit të botuar në faqen e OPK janë pranuar Kristina S dhe Sara T., të cilat kanë deponuar Deklaratë të përkatësisë etnike – shqiptare.

Lupço M. u pranua si violonçelist – shqiptar.

Nuk ka asgjë të paligjshme në të dy shpalljet, por problemi është se është bërë një dukuri e rregullt që kandidatët e një etnie të duhet të shkruajnë se ndiejnë se janë nga një etni tjetër, gjegjësisht ua vjedhin vendet nga njëri-tjetri vetëm për të përmbushur ” kriterin e “baraspeshës” të cilin e kërkon Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, gjegjësisht ligji dhe Kushtetuta.

“Ansambli kombëtar udhëhiqet nga parimi i respektimit rigoroz të ligjit dhe rregulloreve të miratuara nga institucionet përkatëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, na tha Shkodran Tolaj, drejtori i ansamblit shqiptar në lidhje me njoftimin.

Kjo është një provë tjetër se punësimi sipas një marrëveshje kornizë ka kohë që ka humbur kuptimin e tij dhe kaloi në detyrim dhe shkelje të të drejtat themeloreve të njeriut të kandidatëve që aplikojnë për vendet e lira të punës në organet shtetërore, institucionet kombëtare dhe gjetkë në administratë.

Paga e këtyre të rinjve të shkolluar që duhej të shkruanin atë që nuk janë për nga përkatësia etnike, vetëm për të gjetur një punë, është rreth 500 euro. Të gjithë ata kanë një kontratë me afat të caktuar, deri më 31.12.2021, dhe jo me punë të përhershme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button