Izraeli filloi prodhimin në seri të një sistemi të ri të mbrojtjes ajrore

Industria e Aviacionit dhe Hapësirës së Izraelit (IAI), njoftoi se kanë filluar prodhimin në seri të një sistemi të ri të mbrojtjes kundër mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave me rreze 150 kilometra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit publik izraelit (KAN), IAI ka njoftuar se ka kaluar në prodhimin seri të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore të emërtuar Barak ER.

Raketat mund të përballen me kërcënimet e raketave balistike, me avionët luftarakë, mjetet ajrore pa pilot, helikopterët dhe kanë mundësinë që të vendosen në anijet luftarake.

Më tej theksohet se raketat Barak ER mund të sigurojnë kontribut për sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze 35 deri në 70 kilometra që forcat ajrore të Izraelit përdorin prej një kohe të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button