RMV, Pendarovski në “Krivollak” para fillimit të stërvitjes ndërkombëtare “Goditje vendimtare -21”

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Poligonin e armatës “Krivollak”, ku është informuar për aktivitetet e pjesëtarëve të Armatës dhe Batalionit të 15-të inxhinierik të Forcave të armatosura të SHBA-së, në prag të stërvitjes së madhe ndërkombëtare “Goditje vendimtare – 21”, njofton Portalb.

Siç kumtuan nga Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski ka vizituar një pjesë të terrenit, si dhe objektet e akomodimit ku janë planifikuar aktivitetet për ushtrimin e ardhshëm “Goditje vendimtare – 21” dhe i është prezantuar plani për përmirësim të infrastrukturës dhe projektet e planifikuara të mëtejshme që kanë për qëllim të promovojnë “Krivollak” në një qendër moderne të trajnimit ushtarak ku operacionet e trajnimit mund të kryhen në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s. Thuhet se presidenti Pendarovski inspektoi aktivitetet ndërtimore që janë duke u zbatuar me qëllim të azhurnimit dhe zgjerimit të aftësive trajnuese dhe stërvitore të terrenit të trajnimit.

“Presidenti vlerësoi se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s me stërvitjen e ardhshme do të ketë një mundësi të shkëlqyeshme për të përmirësuar ndërveprimin me vendet e tjera anëtare të NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Gjatë vizitës, Pendarovskit iu prezantuan aktivitetet e planifikuara në lidhje me vlerësimin fillestar të batalionit të deklaruar të këmbësorisë së lehtë, sipas standardeve të NATO-s “KREVAL” që do të mbahet gjatë vitit 2022.

Presidenti Pendarovski gjithashtu është njoftuar edhe me funksionimin e Kovid qendrës në kuadër të poligonit “Krivollak”, e cila u krijua për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, para dhe gjatë stërvitjes.

Presidenti Pendarovski, theksohet, shprehu shpresën se aftësitë luftarake të këtij batalioni do të vlerësohen me sukses, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s dhe do të certifikohen si aftësi luftarake për kryerjen e
operacioneve të NATO-s.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button