Islamofobia dhe pasojat në shoqëri

Termi “Islamofobi” ndonëse se është pranuar gjerësisht në ligjërimin publik, ai në vetvete  është disi kontrovers, dhe si i tillë ka ngjallur mjaft debate rreth përdorimit të tij.

Friken pa arsye, mjekësia e quan fobi. Fobitë janë me intensitet, irracionale, nuk mund të injorohen e nuk mund të anashkalohen. Hasen kur personi është plotësisht i vetëdijshëm dhe logjikisht e kupton se nuk ka arsye të ketë frikë. Fobitë mund të lidhen me gati çdo situatë, ide apo objekt. Shumica e njerëzve kanë fobi në formë të lehtë por fobitë ekstreme janë të dëmshme dhe tentojnë të pengojnë jetën normale të individit. (https://mjeksiaislame.com/fobia/4.19.021).

Termi “islamofobi” nënkupton një frikë kolektive ndaj fesë myslimane. Vitet e fundit të gjitha reagimet negative ndaj fesë islame ose myslimanëve përmblidhen në termin “islamofobi”. Faktikisht prapashtesa “fobi” nënkupton frikë ndaj diçkaje ose dikujt.  Etimologjikisht fobia, fjalë me prejardhje nga greqishtja, e cila nënkupton ndjenjën e frikës, është shtrembëruar duke marrë kuptimin e “armiqësisë shoqërore”. Për më tepër gjen shtrirje edhe tek fjalët ksenofobi dhe homofobi. ( https://muslimania.al/cfare-eshte-islamofobia-dhe-a-duhet-denuar-me-ligj/4.19.2021).

Ndërsa Këshilli Francez Kundër Islamofobisë, në një raport të publikuar në vitin 2014, e përcakton “Islamofobinë” si një “akt diskriminimi ose dhune ndaj një personi musliman për shkak të përkatësisë fetare, ndaj një institucioni që përfaqëson Islamin ose ndaj fesë Islame.” Kjo lloj propagande apo ideologjie nxit mospranimin, refuzimin dhe diskriminim e vetë personit, të një institucioni apo të fesë islame.

Pra, Islamofobia është diçka reale. Ndërsa efeket e saj shihen në përditshmërinë e muslimanëve; në Europë, Amerikë e kudo tjetër. (https://medium.com/@enesneza_12139/debatet-mbi-konceptin-e-islamofobis%C3%AB-nga-frika-irracionale-te-dhuna-reale-a1711d88467d/4.19.2021).

Islamofobia kohën e fundit është realitet i hidhur edhe  në shoqërinë shqiptare, diçka që ka qenë e huaj në të kaluarën në popullatën tonë.

Këtë e vërteton edhe akti terorist që ndodhi sot në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku u qëlluan me thikë gjashtë besimtarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht gjatë aktit të lutjes (e hënë, 4.19.2021) nga autori Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli.

Për gjithë këto ndodhi dhe akte të rënda duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogari i gjithë lloji i opinionbërësve të vetshpallur të cilët s’kan të ndalur duke hedhë vrellë dhe helm ndaj besimtarëve shqiptar duke ndikuar kështu në prishjen e kohezionit të brenshëm dhe vllazërinë shekullore midis popullit shqipëtar.

Ashtu si racizmi dhe anti-semitizmi, Islamofobia nuk dëmton vetëm muslimanët, por të gjithë shoqërinë. Në Amerikë, kjo po bëhet shkak për miratimin e ligjeve që kufizojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Ndërsa në Europë, islamofobia po bëhet shkak për izolimin gjithnjë e më shumë të komunitetit të muslimanëve, por gjithashtu edhe për rritjen e ksenofobisë në mesin e njerëzve. Po u jep arsye ekstremistëve dhe forcave politike të ekstremit të djathtë që t’i mëshojnë retorikës së përplasjes së qytetërimeve, në një kohë kur asnjë vend në botë nuk mund ta përballojë këtë, qoftë ekonomikisht, politikisht etj.

Fatkeqësisht, islamofobia sot është kthyer në një formë racizmi të pranuar. Muslimanët, janë pjesërisht përgjegjës për krijimin e ndjenjave islamofobe, por nuk janë të vetmit përgjegjës. E as nuk mund ta luftojnë këtë fenomen vetëm. Luftimi i islamofobisë është një përgjegjësi kolektive e të gjithë shoqërisë. Islamofobia dhe çdo formë tjetër racizmi është një sirenë alarmi për të gjithë. Duhet ta luftojmë atë përpara se të jetë tepër vonë. Përpara se të ndodhemi përpara një Holokausti musliman.( https://medium.com/@enesneza_12139/debatet-mbi-konceptin-e-islamofobis%C3%AB-nga-frika-irracionale-te-dhuna-reale-a1711d88467d/4.19.2021).

Shkruan
Dr.Kujtim Kasami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button