fbpx

Sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, 5 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë muaj të shenjtë të të gjithë besimtarëve myslimanë, atë të Ramazanit. Një person ka hyrë me një thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe ka qëlluar me thikë 5 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes. Autori Rudolf Nikolli 34 vjeç nga Burreli është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë, raporton Top Channel. 

Ai gjithashtu ka sulmuar me thikë edhe qytetarët që po kalonin në rrugë, ku njëri prej tyre është plagosur. Fatmirësisht të plagosurit Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autori jeton në Klos bashkë me familjen por është bërë shumë i dhunshëm, ndërsa të paktën gjashtë muaj vuan nga depresioni.

Sulm me thikë në Tiranë

Veç këtij akti të rëndë, ai gjithashtu ka dhunuar edhe familjen që ka në Klos. Sipas burimeve, ai ka ardhur prej pak kohësh nga Anglia dhe që atëherë është bërë problematik.

Ai ka qenë në kërkim policor, pasi në mars të këtij viti ka plagosur Robert Kurtin tek terminali i autobuzave pranë kthesës së Kamzës më 11 mars. Pas një konflikti verbal me njëri-tjetrin, ai e ka plagosur me thikë 32 vjeçarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button