RMV, nëse vazhdon trendi i rënies së rasteve të reja, mund të hapen terasat e restoranteve

Shtabi kryesor koordinues i krizën i ka propozuar Qeverisë që masat aktuale të vazhdojnë deri më 27 prill të vitit 2021, nëse numrat e rasteve të reja dhe pacientëve të hospitalizuar nga  Covid-19 vazhdojnë të bien, do të shqyrtohen propozim masa të reja të Komisionit për Sëmundje Infektive, transmeton Portalb.mk.

Shtab kryesor koordinues i krizës në seancën e sotme shqyrtoi propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe ka propozuar që në seancën e ardhshme qeveritare të miratohet vendim me të cilin masat aktuale që janë në fuqi deri më 20 prill, të vazhdojnë të zbatohen deri më 27 prill.

Në rast se vazhdon trendi i rënies, Shtabi kryesor koordinues do ta shqyrtojë mundësinë për propozim për zbutje të restriksioneve, në rast të rënies të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja dhe pacientëve të hospitalizuar dhe atë konkretisht për:

  • Në periudhën prej 27 prillit 2021 deri më 15 maj të hapen objektet hotelerike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit (vetëm terasa verore, kopshte dhe jo në pjesën e mbyllur);
  • Ndalesa dhe kufizimi i lëvizjes të fillojë nga ora 21:00 deri në 05:00.
  • Të shqyrtojë mundësitë gjatë zbutjes së masave restriktive të lejohet organizimi i stërvitjeve sportive të organizuara nga ana e qendrave të palestrës/klubeve në hapësirë të hapur (në vend që në sallë sportive të mbyllur);
  • Masa të tjera varësisht prej rrjedhave epidemiologjike dhe gjendjeve në shtet.

Këto propozim masa do të shqyrtohen vetëm nëse trendi i rënies së numrave të rasteve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button