Egjipt, 11 të vdekur dhe 98 të plagosur nga aksidenti hekurudhor

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 98 të tjerë u plagosën nga aksidenti hekurudhor në rajonin Qalyubia të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë, aksidenti i trenit të pasagjerëve me numër 949 ndodhi gjatë udhëtimit Kajro-Mansura, pasi doli nga shinat në zonën Tuh qytetin e Qalyubia në veri të Kajros.

Prokuroria njoftoi se ka filluar në hetim lidhur me ngjarjen.

Sipas lajmeve në median lokale, presidenti egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi, ngarkoi me detyrë qeverinë që të formojë një komitet për të hetuar arsyen e aksidentit.

Në një deklaratë të bërë më parë nga Drejtoria e Hekurudhave të Egjiptit, ishte njoftuar se treni i pasagjerëve me numër 949 i linjës Kajro-Mansura doli nga shinat në qytetin e Qalyubia dhe katër vagonë ​​u përmbysën.

Një zyrtar nga drejtoria, i cili foli në kushte anonimiteti, tha më parë se në aksident humbën jetën 8 persona dhe më shumë se 100 u plagosën.

Në një aksident hekurudhor më 26 mars në Egjipt humbën jetën 32 persona dhe u plagosën 66 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button