Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së do të paraqesë padi penale për pjesëmarrjen e deputetëve të infektuar në seancë parlamentare

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së ka paralajmëruar se do të paraqesë padi penale në Prokurorinë Publike për derogim të sistemit juridik dhe pjesëmarrje të deputetëve të infektuar në Kuvend. Këtë e ka thënë sot në konferencë për media koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, sipas të cilit në vend që Kuvendi të jetë shembull për punë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin, kryetari i Kuvendit dhe deputetët e shumicës japin shembull si nuk duhet të punojë, transmeton Portalb.mk.

“Pjesëmarrja e dy deputetëve pozitiv, në kundërsthim me të gjitha normat ligjore nuk është arsyetuar me asnjë kusht, ndërsa çdo tentim për ngritjen e tyre në të a.q. status të heroit është i turpshëm dhe akt i pahijshëm në sytë e heronjve të vërtetë të kësaj pandemie. Deputetët e VMRO – DPMNE-së gjatë tërë javës kanë paralajmëruar, ndërsa ajo është vërtetuar edhe me vet aktin e votimit se, do të japin mbështetje për pakon e pestë të masave ekonomike. Është e qartë se teatri i djeshëm i turpshëm, shërbente vetëm që të kënaqen dëshirat personale të individëve që të kalojë seanca e 32 në Kuvend, në të cilën nuk kishte asnjë ndryshim ligjor në lidhje me shëndetin e qytetarëve apo ndihmë ekonomike”, tha Micevski.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme janë shkelur nenet 205 dhe 206 të Kodit Zgjedhor dhe kërkoi që të ketë përgjegjësi në lidhje me këtë.

“Dua që t’ju informoj se gjatë ditës së djeshme grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së do të paraqesë padi penale në Prokurorinë Publike. Gjyqësori do ta ketë në dorë, i cili duhet të shkëputet nga shtrëngesat politike në kuadër të së cilave funksionon sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare”, tha Micevski.

Kuvendi dje votoi pakon e pestë ekonomike r me 115 vota “për” dhe asnjë kundër, e cila ka të bëjë me ndihmat financiare për bizneset e dëmtuara nga pandemia e nxitur na virusi korona.

Pakoja e pestë ekonomike e cila me muaj është bë temë e diskutimit në Parlamentin e RMV-së për shkak të pamundësisë nga ana e shumicës parlamentare për të siguruar kuorum për të kaluar këtë ndihmë financiare, ka kaluar dje.

Të pranishëm në këtë seancë ishin dy deputetë pozitiv me Kovid-19, të njëjtit ishin të pajisur me skafandër dhe mjetet tjera mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button