Zëvendëskryeministri Bytyqi premtoi një thirrje publike prej 1 mln euro për organizatorët e ngjarjeve

Me kërkesë të organizatorëve të ngjarjeve, përmes përfaqësuesve të Asociacionit të Industrisë së Eventeve, sot është mbajtur takim i tyre me zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe koordinatorit për komunikime strategjike, Marjan Zabrçanec. Pas takimit, nga Qeveria kanë informuar se i kanë pranuar kërkesat e përfaqësuesve e këtij asociacioni dhe thanë se javën tjetër do të shpallet thirrje publike për mbështetje financiare prej 1 milionë euro që kompanitë të mund të realizojnë ngjarje të interesit publik, transmeton Portalb.mk.

“Bytyqi dhe Zabrçanec në këtë takim i prezantuan përmbajtjet dhe kushtet e thirrjes publike për mbështetje financiare për industrinë dhe operatorët për organizimin e ngjarjeve, përmes së cilës do të angazhohen vetëm organizatorët vendor, kontraktues dhe nënkontraktues për realizim të ngjarjeve të planifikuara nga aplikuesit, për tema të zgjedhura nga kompanitë me të cilat shënohet 30 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë, në periudhën qershor – shtator 2021”, kumtuan nga Qeveria.

Përfaqësuesit e industrisë së eventeve thonë se tani për tani nuk do të protestojnë dhe do të preson të publikohet thirrja,

“Do të shohim nëse është arrit marrëveshje dhe çfarë marrëveshje është arritur në momentin kur do t’i shohim rezultatet nga thirrja e publikuar. Nuk mund të themi asgjë, as nuk dëshirojmë të akuzojmë apo të paragjykojmë diçka, as nuk kemi të drejtë as nuk dëshirojmë. Që do të thotë do të presim ta shohim thirrjen publike, do të presim të shohim si do të duket ajo, do të presim të shohim nëse në të vërtetë është kjo ndihmë për industrinë tonë dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, deklaroi Maja Babiq, kryetare e Asociacionit të Industrisë së Eventeve.

Industria e Eventeve ka mbajtur disa protesta para Qeverisë ku theksuan humbjet me të cilat përballet sektori i tyre gjatë kohës së pandemisë dhe kërkuan përmbushje të kërkesave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button