Është realizuar transplanti i dytë i zemrës në Maqedoninë e Veriut te një pacient 22 vjeçar

Mbrëmë në Maqedoninë e Veriut u realizua transplanti i dytë i zemrës në Klinikën për Kardiokirurgji. Bëhet fjalë për një pacient 22 vjeçar, i cili ka marrë zemrën e një donatori që ndërroi jetë, transmeton Portalb.mk.

“Në orën 03:33 minuta, te djaloshi 22 vjeçar rrahu zemra e re e dhuruar! Ky është transplanti i dytë i realizuar i zemrës në historinë e shtetit, në Klinikën për Kardiokirurgji. Përgëzime për të gjithë kolegët dhe falënderime për gjithë ekipin i cili gjatë gjithë mbrëmjes ka punuar në mënyrë të palodhshme”, ka shkruar në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe tha se ky është një sukses i madh i shëndetësisë së vendit, i cili nuk do të ishte i mundur pa pajtueshmërinë për dhurimin e organeve nga familja e pacientes së re, e cila e ka humbur jetën shumë herët.

Transplanti i parë i suksesshëm i zemrës nga donator u realizua në maj të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button