Në Maqedoninë e Veriut ka keqpërdorime të licencave e fabrikave që merren me kultivimin e marihuanës, alarmoi zv.ministri Bushi

Legalizimi i një pjese të kanabisit për nevoja shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, sipas zv.ministrit për punë të brendshme po keqpërdoret nga fabrika të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Ka keqpërdorime të licencave për kultivimin e kanabisit, fabrikave që merren me kultivimin e marijuanës. Kontrollin e tyre duhet ta bëjnë Ministria e Bujqësisë dhe Shëndetësisë. Ministria e Brendshme këtu nuk ka qasje. Kohëve të fundit bëhet fjalë për tre ose katër kompani që kanë keqpërdorur licencën”, thotë zv.ministri Nazim Bushi për EN, duke theksuar që një gjë e tillë është vërtetuar Ministria e Bujqësisë, Shëndetësisë dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe, punonjës policor nga sektorë të ndryshëm së fundmi janë përfshirë në skandale të ndryshme, si falsifikimi i pasaportave, trafikimi i narkotikëve dhe problemet me patentat e shoferit.

“Kapacitetet e Ministrisë së Brendshme janë të fuqishme dhe të afta për këtë punë, por autoritetet e jashtme si DEA janë përfshirë në këto raste pasi që kemi pasur indikacione se edhe grupe rajonale kanë qenë të kyçura në këtë kontrabandë me drogë”, thotë Bushi.

Ndryshe, qëndrimet e kryeministrit Zoran Zaev për legalizimin e përdorimit të marihuanës, tashmë kanë ngjallur debat në Maqedoninë e Veriut, fillimisht duke u kundërshtuar nga partitë opozitare, derisa partnerët e pushtetit akoma nuk shprehin asnjë lloj qëndrimi në lidhje me qëndrimin e kryeministrit, që mund të bëhet edhe ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button