Ekonomia kineze regjistron rritje rekord në tremujorin e parë

Një vit pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në tremujorin e parë të vitit 2021 ekonomia e Kinës regjistroi një rritje rekord prej 18,3 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua News, shifrat e Byrosë Kombëtare të Statistikave (NBS) për periudhën janar-mars treguan se produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës u rrit me 18,3 për qind, kërcënim që u mundësua nga “kërkesa e fortë e brendshme dhe e jashtme”.

Shifra prej 18,3 për qind është niveli më i lartë tremujor i rritjes në krahasuar me vitin e mëparshëm që kur Kina filloi të publikonte të dhënat për herë të parë në vitin 1993.

Vendi u përball me një ngadalësim, respektivisht me një tkurrje prej 6,8 për qind gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar kur vendosi bllokime të rrepta në shumë zona për të ndaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Shifrat treguan se PBB-ja u rrit në 3,82 trilionë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti apo 0,6 për qind më shumë nga tremujori i katërt i vitit të kaluar.

“Falë masave efektive që qeveria ka marrë për të kontrolluar pandeminë dhe për të stimuluar ekonominë, ne kemi vërejtur një vrull që e merr veten shpejt në treguesit ekonomik që vijnë nga na e prodhimit dhe konsumit”, tha Hoffman Cheong, partneri menaxhues i ‘Earns and Young (EY) China’.

Sipas Hoffman-it, i cili foli për Xinhua News, shitjet e gastronomisë pothuajse u kthyen në nivelin si në fillim të vitit 2019, gjë që sugjeron “ndjenjën e fortë të popullatës për të dalë, për të takuar njerëz dhe për të shpenzuar para”.

“Kjo është arsyeja kryesore pse ne jemi të sigurt në perspektivën e Kinës”, shtoi ai.

Megjithatë, Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës (NBS) paralajmëroi për “pasiguri dhe paqëndrueshmëri të lartë pasi COVID-19 vazhdon të përhapet globalisht dhe themeli për rimëkëmbjen e ekonomisë së brendshme akoma duhet të forcohet”.

“Problemet strukturore afatgjate mbeten të dukshme me situata dhe çështje të reja që dalin nga zhvillimi”, tha NBS.

Kina ka parashikuar të zgjerojë ekonominë e saj në mbi 6 për qind në fiskalin aktual dhe të krijojë më shumë se 11 milionë vende të reja urbane të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button